Kryetari i Komunës së Ulqinit para disa ditëve ka sjellur vendimin për formimin e dy grupeve punuese me gjithsej 7 anëtarë dhe 2 kryetarë.

Grupi i parë punues i përbëherë prej 4 anëtarëve dhe kryetarit ka për qëllim përcjelljen e punës  ndërmarrjeve të cilat janë të themeluara nga komuna: Shërbimi i parkingut, Ujësjellës dhe kanalizimi dhe Veprimtaritë Komunale, shkruan Ulqini Online.

Grupi i dytë punues përbëhet prej 3 anëtarëve dhe kryetarit dhe ka për detyrë të përcjellë zbatimit të vendimit të komunës për zonën e qetë në Adë të Bunës.

Siç shkruhet në vendimet për formimin e këtyre grupeve punuese, anëtarëve do të ju takoj kompesimi mujor prej 400 eurove në muaj të cilët do punojnë edhe jashtë orarit të punës dhe se puna e grupeve përfundon me 31 dhjetor të këtij viti. Me  një llogaritje të thjeshtë matematikore, këto grupe punuese dë të ju kushtojnë taksapaguesve të qytetit tonë pak më shumë se 21 000€.

E përditshmja malazeze Vijesti  e ditës së hënë shkruan se Prokuroria shtetërore ka formuar një lëndë për punësimet e reja në Komunën e Ulqinit. Sipas të njëjtës gazetë mësohet se për momentin nuk ka të dyshuar por që po punohet për zbardhjen e punësimeve të reja dhe nëse çdo gjë është sipas ligjit.

By admini