36 vjet më parë, më 15 prill të vitit 1979, një tërmet i fuqishëm goditi rajonin e Ulqinit. Referuar të dhënave sezmiologjike të kohës lëkundjet e para u dëgjuan në orën 07:19, e për të vazhduar edhe për disa çaste të tjera. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik në mes Ulqinit dhe Tivarit, ku fuqinë e pati nëntë ballë . Aktiviteti i tërmetit, sipas sezmiologëve,ka zgjatur 1 minutë e 30 sekonda në epiqendrën e tij, ndërsa në këtë qytet lëkundjet janë ndier për afro 30 sekonda. Tundjet e forta të tërmetit kanë krijuar panikë tek qaytetarët e Ulqinit, shumica e të cilëve e kanë kaluar natën jashtë.
Dëmi ishte i jashtëzakonshëm. Qindra shtëpi dhe objekte të tjera ndërtimi ose u shembën ose u dëmtuan rëndë. Të pakta ishin godinat në Ulqin me rrethinë që i rrezistuan kësaj goditje të fuqishme. Tërmeti shkatërroi pjesën më të madhe të Kalasë e cila nuk është rindërtuar as sot e kësaj dite. Dëmtime pësuan edhe monumentet kulturore-historike, muranat e lashta ilire dhe bedenet e qytetit, sikurse edhe vendbanimet e Anës së Malit. Por tragjike shin pasojat e këtij tërmeti me njerëz. Në rrënojat e Kalasë gjetën vdekjen katër qytetarë: Jusuf Ahmet Elezaga 66 vjeç, kapidan Xhemal Idrizaga 50 vjeç, Feriha Hoxha Nimanbegu 43 vjeç dhe Agron Rexhep Goga 13 vjeç.
Në këtë situatë të krijuar trieshtuese e rrënqethëse u kërkua marrja e masave të shpejta nga shteti i kohës dhe për hirë të vërtetës ato nuk munguan. U ngritën çadra dhe kampingje. Nuk mungoi as ndihma vullnetare e shumë shteteve të botës, të cilat u solidarizuan me qytetarët e Ulqinit dhe të Malit të Zi, të cilët i goditi tërmeti i vitit 1979.
Ky tërmet ndryshoi strukturën urbane të Ulqinit. Prej atëherë janë rindërtuar ose ndërtuar rrugë, infratsruktura e qytetit, hotele të reja, komplekse tuiristike,objekte shkollore, objekte të kultit, vila, shtëpi etj.
Z. Gjonaj – si zakonisht shkrimet tueja nuk jane komplete. Ka pas demtime dhe raste vdekjes edhe ne fshatra reth Ulqinit si ne Zogaj, Rec, Pistulle, Shestan, etj. Ka pase shum dame materiale ne Shtoj, Rec, Qurkaj, Zogaj,Shen Gjergj, por ata jane fshatra te harrueme edhe prej politikanve.