
Të martën me 15 qershor, Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizaten Nacionale Turistike ka organizuar një takim me një grup prej dhjetë përfaqësuesish të operatorëve turistikë nga Kazakistani.
Poashtu ofertën e tyre turistike e kanë prezantuar edhe afarsitet tanë të Ulqinit. Pas një prezantimi të shkurtër të qytetit u organizua një Workshop ku afaristet tanë janë takuar me të gjithë përfaqësuesit e operatorëve turistikë individualisht, mësohet nga OT e Ulqinit.
Pas takimit, operatorët turistikë vizituan dy hotele ne Plazhin e Madh ku patën rastin të njihen me ofertën aktuale ne hotelet tona.
Pritet që te ketë shitje aranzhmaneve ne periudhën e ardhshme për Ulqinin dhe Malin e Zi.