“VESHJA E NUSËNISË KRAJANE”, është libri më i ri i autorit Hamid Alaj i cili merret me veshjen e nusërisë në trevën e Krajës.
”Kam kënaqësinë që sot të ndaj me ju një nga botimet e mija më të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore të trevës së Krajës, ate të veshjes së nuses krajane. Jam përpjekur që me anë të këtij studimi të bëjë sa më të kompletuar historikun e kësaj veshje ku të dhënat historike janë të mjaftueshme për të përcaktuar vlerën e saj e cila për herë të parë kompletohet në një studim- libër. Kjo tezë apo ky libër në përgjithësi ka një rëndësi të jashtëzakonshme, por e pa kompletur dhe studiuar deri më tani”, kështu e preyanton libirn e vet autori Alaj në një post të tij në rrjetet sociale, transmeton Ulqini Online.
Në këtë libër sillen shumë informacione të reja të pa botuara po se po por edhe risi të reja me informacione të reja dhe të detajuara por edhe të shoqëruara me fotografi.
Libri në brendësin e tij përmban materiale informative të mjaftueshëm rreth kësaj veshje-trashëgimie kulturore të trevës së Krajës shoqëruar me 60 fotografi brenda tekstit dhe në fund shoqëruar me foto-album me nuset krajane me rreth 61 fogografi me ngjyra.
Libri është prej 210 faqesh dhe ka faqosje të fortë-kopertina të trasha.