Promovimi i dokumentarit “Ti rikthejmë arti zanatet -Ta ruajmë traditën” në Shtëpinë e Fshatit në Millë i realizuar nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës –Ulqin mbushi sallën plot. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të pakicave në Mal të Zi, drejtori Emir Daciq dhe Valerina Dedvukaj.
Promovimi filloi me një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së mullisit ,përndryshe protagonistit në dokumentar Skender Veliqit i cili u nda nga jeta një muaj më herët.
“Është kënaqësi që promovimin e dokumentarit po e bëjmë pikërisht në Millë, në Shtëpinë e Fshatit. Uroj që të jemi një ogur i mirë, me qenë se jemi të parët që po bëjmë një aktivitet të tillë në këtë ambient , me dëshirën që të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera. Ka muaj që kemi punuar në këtë projekt , me vështirësitë që kemi hasur rrugës si shkak i pandemisë , por në fund besoj se kemi arritur që të bëjmë një punë të mirë” u shpreh Hatixhe Nelaj drejtoresha e SOS telefonit, njehë rit autore e dokumentarit.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Haxhi Sulejmani si dhe drejtori i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të pakicave në Mal të Zi Emir Daciq.
Në realizimin e kë dokumentari punuan edhe gazetarja Dafina Teliqi, gazetari Artan Lika si dhe kameramani dhe montazhe ri Shaban Bajraktari.
Ulqini si qytet dhe zona e Anës së Malit janë të njohur për vlerat e shumta historike dhe kulturore. Në këtë dokumentar u prezantuan katër zanate të vjetra të cilat janë drejtë zhdukjes.
Për protagonistët e dokumentarit u ndanë mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa buqetat e luleve shkuan në duar të grave aktiviste.
Nelaj tha se moto e imja ,është që një shoqëri e cila nuk harron traditat, një shoqëri e cila nuk harron rrënjët, një shoqëri e cila e trashëgon tek brezat e ri vlerën e punës ,dhe dinjitet, do të jetë një shoqëri më e pasur, e më pak dhunuese në çdo aspekt.
Për të gjithë të ftuarit u shtrua një koktej rasti me gatime tradicionale.