Jemi dëshmtarë që nga shkurti i vitit 2020 gjendemi në gjendje të jashtëzakonsme në të gjithë botën të shkaktuar nga pandemia e sëmundjes infektive COVID-19. Në linjën e parë prej ditës së parë gjenden punëtorët e shëndetit. Si në gjithë botën gjithëashtu edhe në komunën e Ulqinit si dhe në Mal të Zi punotrët e shëndetit gjatë gjithë kësaj periudhe kanë siguruar mbështetje të palodhshme dhe vetëmohuese duke siguruar kujdes shëndetësor për të gjithë qytetarët, kështu mësohet në një njoftim për shtyp të artistëve nga Ulqini, transmeton Ulqini Online.

Artistja akademike Aksa Murati ne bashkëpunim me atristët e rinjë të Ulqinit dhe violisten e re nga Danillovgradi, të inkurajuar nga kriza e përgjithshme për shkak të pandemisë dhe të frymëzuar nga puna e përkushtuar të punonjësve shëndetësorë të Qendrës Shëndetësore të Ulqinit dhe institucioneve shëndetësore malazeze, në mënyrë që të tregojnë respekt dhe mirënjohje për HEROJTË, kanë vendosur të organizojnë një koncert faliminderimi.

Koncerti do të organizohet me 15. maj 2021 me fillim në ora 19.00 në Qendrën për kulturë Ulqin. Në repertoar do të jenë veprat e muzikës klasike si dhe vepra të trashigimisë kulturore. Të gjithë pjesëmarrësit do të performojnë në bazën PRO BONO!

Në koncert do të marrin pjesë artistat nga Ulqini, ndër te cilët është dhe Aksa – studente e Akademisë së arteve muzikore Cetin-violinë, Lejla Sulejmanoviq, studente e Akademisë së arteve muzikore Cetin-piano, prof. e pianos Fatime Katana Buzuku– drejtoresha e shkollës së ultë të muzikës Ulqin, prof. soprano Gjylie Pelingu HoxhaTeodora Ćalić, studente e Akademisë së arteve muzikore Cetin-violë, Egzona Salaj, studente e Akademisë së arteve muzikore Tiranë – soprano, prof. e pianos Jelena KneževićArdit Lika, student i Akademisë së arteve muzikore Cetin-violinë,  Ajna Kaleziq-artsite, Bekim Tafa-artist, Dino Zhygjeli-arkitek i diplomuar-artist, Eliza Markiq-studente e juridikut-artiste, Andi Kollari-artist, Besart Llazorja-gjimnayist-artsit.

Pjesë e trupit organizues janë gjithëashtu dhe scenografistja Jetmira Hoxha, regjizorja Edina Mustafiq, dizajneret Flutra Murati dhe Emina Nimanbegu, aranzher, profesor Islam Axhemoviq, ekonomistkinja Katarina Marinkoviq.

Koncerti do të organizohet me përkrahjen materijale të kryetarit të Komunës se Ulqinit, ERSTE Banka AD Podgoricë, sponzorit mediatik TV Teuta Ulqin si dhe me përkrahjen e drejtoreshës së shkollës së ulët të muzikës Ulqin prof. Fatime Katana Buzuku dhe drejtorit të Shtëpisë së kulturës Ulqin prof. Musa Hoxha.

Për çdo informatë shtesë ju lutem kontaktoni Aksa Murati tel: +382 69 922 055 (Viber, Whats App)  

Më poshtë është draft programi i aktivitetit

Pozdravna riječ/Fjala përshëndetëse:

  • Aksa Muratović
  • Dr SadijeHollaj

Program/Programi:

1.Fatime Katana Buzuku-piano,  Gjylie Pelingu Hoxha-soprano,

 Teodora Ćalić-viola, Aksa Muratović-violina

  • Vajta kalova , arr. Isljam Adžemović
  • Još ne sviće rujna zora , arr. Isljam Adžemović

2.Egzona Salaj- soprano, Jelena Knežević- piano

  • Dola n’penxhere – popullore

3. Teodora Ćalić-viola, Jelena Knežević-piano, Aksa Muratović-violina

  • 5 melodija za 2 violine i klavir – D.Schostakovich

3. Ardit Lika-violina, Lejla Sulejmanoviq-piano

  • Por una cabezza – Carlos Gardel , arr. Irina Lazaryeva

4.Aksa Muraović-violina, Lejla Sulejmanoviq-piano

  • Schindler’s list – John Williams

5. Egzona Salaj-soprano, Fatime Katana Buzuku –piano

  • Pranvera filloj me ardhë

6. Dino Zhygjeli, Lejla Sulejmanoviq –piano/klavir

  • Shpresë dhe marrëzi – Aurela Gaçe
  • Magdalena – Oliver Dragojević

7. Eliza Markiq, Andi Kollari-gitara, Besart Llazorja-bubnjevi/bateri

  • Valsi i lumturisë – Vaçe Zela
  • Što to bješe ljubav – Oliver Dragojević

8. Ajna Kaleziq, Bekim Tafa-gitara, Lejla Sulejmanoviq-piano, Besart Llazorja-bubnjevi/bateri

  • Era – Gjurmët
  • Malo mi za sriću triba – Doris Dragivić

9. Za million godina – EX YU GRUPE arr. Isljam Adzemović

By admini