Duke përdorur formën e marrëdhënies kontraktuale, përmes kontratave për punë të përkohshme dhe të rastit, qeveria e re lokale në Ulqin, e cila përbëhet nga DPS, PD, LD në MZ, UDSH, SD dhe BS, ka punësuar më shumë se 20 persona në organet e qeverisjes lokale në ditët e fundit . Siç mëson “Dan” jozyrtarisht nga burime pranë koalicionit qeverisës, punësimi u krye kryesisht pa konkurs dhe pa pëlqimin e Ministrisë së Financave, pasi është detyrim për shkak se në Komunën e Ulqinit është duke u zbatuar Plani i Rehabilitimit, transmeton Ulqini Online.
Sipas të njëjtit burim mësohet se në Komunën e Ulqinit janë punësuar kryesisht përkrahësit dhe anëtarët e partive që tani janë në pushtet. Përmes marrëdhënie kontraktuale disa persona u pranuan në Sekretariatin për Financa dhe Buxhet, Policinë Komunale, Shërbimin e Kuvendit dhe Kabinetin e Kryetarit të komunës.
Në Sekretariatin për Administratë dhe Aktivitete Sociale pretendojnë se ata nuk kanë të dhëna se këto punësime janë kryer në Komunë.