Pas kalimit në finale të Kupës së Malit të Zi, për here të parë në historinë e këtij klubi, futbollistët e Deçiqit vazhdojnë me suksese të jaahtëzakonshme.
Dje, në xhiron e rregullt të kapinonatit të futbollit të Malit të Zi, ata fituan si mysafirë kundër rivalit kryesor, Sutjeskës së Nikshiqit, ku dhe sigruruan daljen në kupat e Europës. Ky sukses i futbollistëve nga Malësia është historik pasi një gjë të tillë a kanë arritur për herë të parë, shkruan Ulqini Online.
Atmosfera në Tuz mbrëmë ishte e zjarrtë ku sportdashësit nga tërë Malësia kishin dalur për të pritur heronjtë e tyre.