Derisa sot ka qarkulluar lajmi se është hequr polica e sigurimit për automjeteve kosovare në Malin e ZI, një gjë e tillë përgënjeshtrohet nga zyrtarët e institucioneve të Malit të Zi.
“Syri.net nga burimet e tij në Main e ZI, mëson se nuk qëndron lajmi se është hequr polica e sigurimit për automjetet me targa të Kosovës.
Sipas burimeve nga policia e dogana e Malit të Zi, tregojnës se sigurimi nuk është hequr, por për shkak të fluksit të madh të automjeteve disa kanë kaluar pa kryer pagesën e sigurimit.
Sipas tyre të gjithë ata që nuk paguajnë sigurimin mund të pësojnë keq.
Edhe drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, tha se siç ka njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit.
“Ne besojmë se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundoj së shpejti dhe ne do tu njoftojmë paraprakisht për kohën se kur do të hyj në fuqi ky vendim”, tha Mazreku.
Sipas dejtorit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është Institucioni i vetëm përgjegjës për negocimin dhe nënshkrimin e vendimit për njohjen reciproke të policave.