Katër trofe për klubin e Taekwondo-së Ulqini

Gjatë vikendit në Vrshac, Serbi u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik te Taekwondo-së, sipas regullave të covid-protokolit. Në këtë aktivitet të Taekwondo-së u paraqiten 8 vende, 68 ekipe dhe 854 sportista. Klubi i Taekwondo-së Ulqini mori pjesë me 14 sportistë, kështu mësohet nga trajneri i këtij klubi, prof. Fikret Dushku.

Rezultati për ekipin nga Ulqini ishte: 7 medalje të arta, 1 medalje e argjendit, 3 të bronzit dhe 4 trofe.

Me medalje të arta në disciplinën e formave u kurorzuan:
Amra Dushku,
Medina Kanaqeviq,
Sara Kraja,
Merisa Malokraja,
Ardit Dervishi,
Dorian Vukaj,
Amell Nuti.

Në disciplinën e garimit:
Enes Dushku,
Amella Nuti,
Hava Malokraja,
Bledar Kasmi.

Në rënditjen sipas kategorive ne disciplinën e formave Ulqini zuri vendet: Senior vendi dytë, Junior vendi parë dhe Kadet vendi dytë.

Në rēnditjen e përgjithshme ekipi iTaekwondo-së Ulqini zuri vendin e dytë.

”Krenohemi me ju sportista jeni ngjyra pozitive e qytetin tone”, kështu shprehen nga ky klub për këtë suskes.

Klubi njëheri falenderon prindërit për kontributin e tyre, sponsorët që edhe në këtë gjendje të vështirë kontribuan për klubin. Poashtu falenderojnë shoqërinë nga New Yorku për kontributin e dhënë si dhe sponsorët Fabrika Kurti, Vero-Al, Ciling dhe Hana tours.

By admini