Kohë më parë në krye të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin u zgjodh doktoresha e njohur dr. Sadije Hollaj e cila në këtë pozitë erdhi pa ndonjë prapavijë politike por e propozuar vetëm nga ana profesionale e saj. E njëjta gjë duket se po vazhdon. Ditë më parë në krye të Gjimnazit të Ulqini si drejtoreshë e këtij institucioni u zgjodh Ardita Kovaçi, e cila poashtu në këtë pozitë nuk vjen nga përkatësia e ndonjë subjekti politik, shkruan Ulqini Online.
Duke se të dy emërimet e fundit që paraqesin një risi të bukur në qytetin e Ulqinit e kanë një adresë, Lëvizjen URA.
”Me emërimet e fundit në institucionet e arsimit dhe të shëndetësisë në Ulqin, URA tregoj një vizion të paparë deri me tani duke dëshmuar kredibilitetin dhe vullnetin tonë që kuadrot më të mirë të udhëheqin me institucione dhe në interesin e të gjithëve. Për ne përkatësija politike kurr nuk do të jetë mbi interesin e qytetit sepse jemi komunitet i vogël dhe kemi nevoj për secilin individ që mund të jap kontributin e vet.
Kjo sidomos vlen për institucionet arsimore dhe shëndetësore, sektore kyçe dhe specifike për Ulqinin të cilët viteve të fundit janë përdorur për pazare politike në dëm të ardhmërisë tonë, ” kështu shkruan në një post të tij zyrtari i lartë i Lëvizjes URA, Omer Bajraktari.
Deri tani në qytetin e Ulqinit përzgjedhja e udhëheqesëve të institucioneve të varur nga pushteti qendror por edhe atyre të varur nga ai lokal është bërë me vija të pastra politike. Në pak raste është shikuar nëse personat e përzgjedhur plotësojnë kriteret elementare për kryerjen e funksioneve të tilla dhe për pasojë situata në pjesën më të madhe të institucioneve tona është shumë e keqe.
Risia e Lëvizjes URA duhet përkrahur por dhe inkurajuar që të vazhdohet në të njëjtën formë pa marrë parasysh koston elektorale, e cila në asnjë mënyrë nuk është hendikepuese por me shumë mundësi mund të jetë mjaft pozitive.