Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Lirive  dhe të Drejtave të Njeriut, Vladimir Leposaviq, në Qeverinë e Malit të Zi për Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, nuk është e re e aq më pak e papritur. Bazuar në faktet eklatante, për luftrat që shkaktoi Serbia në Ballkan, se politika e Qeverisë së Malit të Zi është promovuar e ndërtuar me bekimin e Kishës pravoslave serbe e cila ka mbështetur e bekuar luftën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë ku kriminelet e luftës i shpall heronj nuk mund të presësh ndryshe, kështu fillon një kumtesë për opinion Saubih Mehmeti, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, transmeton Ulqini Online.

Relativizimi i gjenocidit në Srebernicë dhe Kosovë, mosnjohja e institucioneve ndërkombëtare, Gjykatës së Hagës kundër krimeve të luftës në ish Jugosllavi (shpalli fajtorë e dënoj me mbi 700 vjetë burg kriminelët serb të luftës), e që prodhoi me dhjetra mijëra viktima e invalidë lufte, spastrime etnike, shkatërime të qyteteve të tëra, etj…, termi Kosmet në mendjet e tyre të ndryshkura, ende nuk mund të pajtohen me realitetin se Kosova prej vitit 2008 është shtet i pavarur e sovran, nga ana e një ministri në Qeverinë e Malit të Zi, jo që përbën skandal diplomatik, por tregon fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie e cila mohon viktimat që shkaktoi dhe realitetin politik duke nxitur gjuhën e urrejtjes, intolerancës etnike e fetare në Mal të Zi si dhe destabilizimin e rajonit, vazhdon deklarata.

Ministri në fjalë dhe Qeveria e Malit të Zi “harrojnë” se këto qëndrime janë në kundërshtim të plotë me parimet demokratike, Kartës Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, aq më tepër që Mali i Zi tashmë është pjesë e NATO-s me synime të qarta për integriminin e tij në Bashkimin Europian. Të kërkosh nga Kryministri të distancohet nga deklarata të tilla dhe t’i dënojë ata është iluzion, pasi ndajnë të njëjat qendrime, me deklarat e tyre të qarta në fushatë parazgjedhore e edhe tani në qeveri në shpërbërjen e shtetit të Malit të Zi dhe rikthim mbapa në histori.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi, nuk do të hesht në asnjë moment e nuk qëndron indiferente ndaj dukurive të përsëritura por të shprehura në forma të ndryshme, shpreh indinjatë të thellë dhe denon qëndrimin e ministrit Leposaviq, pikërisht në Tempullin e demokracisë, Kuvend dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme, gjegjësisht shkarkimin e tij, ndërsa nga Zëvëndës Kryeministri z. Dritan Abazoviq të distancohet dhe të dënojë akte të ngjajshme si dhe ftojmë faktorin ndërkombëtarë dhe gjitha Ambasadat në Mal të Zi, të mbajnë qëndrim të qartë ndaj deklaratave të papërgjegjshme të Ministrit Vladimir Leposaviq e të jenë garanci për të drejtave e arritura, edhe ashtu pak, gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare, përfundon kumtesa për opninion këtij subjekti politik të nënshkruar nga kryetari i saj.

By admini