Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq, priti sot në takim  drejtorët e katër ndërmarrjeve dhe institucioneve publike të themeluara nga Komuna e Ulqinit: Qendra për Kulturë, Radio Televizioni i Ulqinit, Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Egërsirave, për tu njohur nga së afërmi me situatën në këto kompani, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online. 

Gjatë takimit, është diskutuar rreth situatës aktuale në këto ndërmarrje dhe u shqyrtuan modalitetet e tejkalimit të problemeve me të cilat ato po përballen, në mënyrë që të mbrohet interesi publik duke arritur kënaqësinë e ndërsjellët të përdoruesve të shërbimeve dhe të punësuarve në këto ndërmarrje. Pas një diskutimi konstruktiv, u shpreh se kriza mund të tejkalohet. 

Gjatë takimit, është konstatuar se rrethanë rënduese është edhe fakti se financat e ndërmarrjeve janë gjithashtu të ngarkuara me borxhe të krijuara nga periudhat e mëparshme dhe që llogaritë e tyre bllokohen gjithnjë e më shumë nga Drejtoria për Tatime, Elektroekonomia dhe Ndërmarrja komunale.   

Në takim është rënë dakord që në kohë sa më të shkurtër kohore, të fillohet me zgjidhjen e këtyre vështirësive. 

By admini