Në rrugët e qytetit të Ulqinit kohëve të fundit shumë shpesh shikojmë automjete të Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit me ekipet e Shërbimit të patronazhit të cilët vizitojnë dhe ndihmojnë pacientët në shtëpitë e tyre. Duket se rritja e ekipeve të këtij shërbimi që levizin nga shtëpia në shtëpi për tu ofruar terapi pacientëve është vendim i duhur i drejtoreshës së re të Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit, dr. Sadije Hollaj, shkruan Ulqini Online.
‘’Të veshura si austronaut me rroba të bardha, me skafandra, por të sjellshme, të edukuara, të mira, humane, të qeshura, të vyeshme dhe me një durim të pafund.
Si pas mendimit tim modest, ato janë heroinat e shëndetësisë sonë! Pa dyshim ato bëjnë një shërbim të mrekullueshëm! Inshallah i ruan Zoti!’’, kështu shkruan Ismet Karamanaga për njërin nga ekipet e këtij shërbimi.
Punë të madhe gjatë gjithë kësaj kohe po bëjnë edhe mjekët dhe infermieret e ambulancës për pacientët më kovid të cilët për çdo ditë kanë numër shumë të madh të pacientëve. Për punën e mirë të këtyre mjekëve dhe infermiereve mund të vertetoheni me secilin rast që ka pasur rastin të vizitohet në kë këtë ambulancë.
Ditët e fundit sikur shihet një ulje e rasteve të reja të të infektuarëve me koronavirus në Ulqin por sipas mjekëve situata vazhdon të jetë serioze dhe e komplikuar prandaj kujdesi duhet të vazhdojë.