Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, nga pasojat e infektimit me koronavirus kanë vdekur 12 njerëz ku dy prej tyre janë nga Ulqini. Sot janë regjistruar edhe 478 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi, shkruan Ulqini Online.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve me infektimin Covid -19 në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë është 1220 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 639 pacientëve. Duke pasur parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid -19 në Mal të Zi është 7908 persona,  kurse prej fillimit të pandemisë, në mars të vitit të kaluar ky numër ka shkuar në 88  mijë e 116 njerëz.

Në Ulqin sot janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus duke e çuar numrin e rasteve aktive në 332 veta.

By admini