Kryetari Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka uruar kryeministrin e zgjedhur të Kosovës Albin Kurti për zgjedhjen në atë post.

Urimin e Cungut mund ta lexoni më poshtë.

Republika e Kosovës
Zyra e Kryeministrit
Kryeministër,  z. Albin Kurti

I nderuari z. Kurti,

Pranoni urimet e mia të sinqerta për fitoren e Juaj si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Jam i bindur që Kosova nën udhëheqjen e Juaj si Kryeministër do të jetë një Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë  dhe drejtësisë dhe se do të sjellë edhe frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Shpresoj që Kosova do të angazhohet edhe më tepër në marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe do ta ruaj rolin e vjetër që shoqëria e Kosovës e ka pasur ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.  

Prandaj në emër tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike Ju uroj sa më shumë sukses në këtë mision, me shpresë të një  takimi sa më të shpejtë. 

Sinqerisht,
Kryetar
Nazif Cungu

By admini