Para disa ditëve ka ka vdekur Fahri Buçinca veteran i arsimit dhe autor i disa botimeve shkencore e kulturore. Buçinca do të kujtohet edhe si autor i librit për personalitetin shumëdimensional nga Ulqini, Cafo Beg Ulqini.

Dr. Nail Draga i ka kushtuar një shkrim në faqen e vet në rrjetin social facebook. Shkrimin e Dr. Dragës mund ta lexoni të plotë.

Mbetën emri dhe veprat
Dje në Prishtinë në moshën 86 vjeçare ka vdekur Fahri Buçinca veteran i arsimit dhe autor i disa botimeve shkencore e kulturore.
Ai ishte dhëndër i Ulqinit dhe ka treguar një interesim të veçantë për figurën e Cafo Alibegut , i cili ka qenë personaliteti më i njohur i Ulqinit në shek.XX.Është meritë e tij por edhe e bashkëshortës së tij Naxhije Alibegaj,mësuese e nderuar, që për 40-të vite ka mbledhur lëndë me interes për këtë personalitet emblematik, që u kurorëzua me botimin e librit CAFO BEG ULQINI-jeta dhe veprimtaria politike, Art Club, Ulqin, 2009.
Në përgatitjen dhe botimin e këtij libri, kam qenë i nderuar të jem redaktor i botimit së bashku më recenzentët e nderuar, prof.Riza Rexha e prof.Mentor Quku dhe lektor Jusuf Shpuza. Ishte ky botimi i parë kushtuar këtij personaliteti të anatemuar nga pushteti monist i kohës, duke qenë dhuratë për qytetarët e Ulqinit dhe më gjërë, me qasje shumëdimensionale për kohën kur ka jetuar e vepruar Cafo Begu.
Lamtumirë mik i nderuar dhe dhëndër i Ulqinit. Pushofshë në paqe!

By admini