Të nderuar e të respektuar mësues e mësuese, 7 Marsi është data e vetme kalendarike e cila ju kushtohet juve, por ajo është e pranishme në çdo ditë të jetës tonë. Kontributi dhe mësimet tuaja janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tane, për të ardhmen e jetës së tyre. Prandaj në një mënyrë simbolike përzemërsisht ju urojmë këtë ditë të veçantë, duke ju dëshiruar shëndet të plotë në këto ditë të vështira pandemike të cilat për juve, në veçanti, kanë sjellë shumë sfida në procesin arsimor, thuhet në urimin e kryetarit të Forcës z. Nazif Cungu.

Shpresojmë që këto ditë të kalojnë sa më parë dhe të ktheheni në objektet arsimore për ta vazhduar procesin e rregullt mësimore bashkë me të gjithë nxënësit.

Gëzuar festën e Mësuesit, paçi shëndet të plotë dhe rikthim të shpejtë në orët e rregullta mësimore!, përfundon urimi i kryetarit të Forcës z. Nazif Cungu.

Nazif Cungu

By admini