7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore e historike në gjitha trojet tona autoktone shqiptare dhe diasporë. Në këtë ditë ne të gjithë kujtojmë mësuesit tanë të parë, ku me aq dashuri e respekt, me përkushtim e profesionalizëm, përveç shkronjat e alfabetit shqip, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun, kështu thuhet në urimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi z. Saubih Mehmeti.

Kjo festë i dedikohet mësonjëtorës së parë në gjuhën shqipe e hapur, këtu e 134 vjetë më parë, më 7 mars 1887 në Korçë edhe pse nën sundimin osman, aktivitetin e vet e ushtroi rreth dy dekada në arsimimin e brezave të ardhshëm për t’i brumosur ato me dije, kulturë, atdhedashuri dhe edukatë.

Sot Lidhja Demokratike në Mal të Zi me përulje kujton, jo vetëm Rilindasit shqiptar si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naçi Nuçi, Thoma Avrami, etj…, por të gjithë brezat e mësuesëve deri në ditët e sotme, të cilët nuk kursyen e as që kurrsejnë, kohën e njohuritë, dëshirën e pasionin, shëndetin e jetën e tyre për misionin e shenjtë,  në edukimin dhe ngritjen e brezave të ardhshëm,

Të dashur mësuesë e mësuese URIME 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!, përfundon urimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi z. Saubih Mehmeti.

                                                                                                                        ,                                                                                                                     

By admini