Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kam dëshirë që të gjithë nënave, grave, motrave, vajzave dhe shoqeve tona t’i uroj këtë ditë të veçantë, me bindje të plotë që ky urim duhet të jetë i përditshëm sepse ato meritojnë respektin dhe fuqizimin në vazhdimësi, kështu fillon urimin kryetari i Forcës Nazif Cungu.
Është e rëndësishme të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i kësaj dite.
Një urim i veçantë sot shkon për mjeket dhe motrat medicinare të cilat janë në linjën e parë të frontit me CoVID19, përfundon urimi i Cungut.