Foto: G. Nimanbegu

Komuna e Ulqinit po kalon ndoshta edhe ditët më të rënda si pasojë e numrit të madh të të infektuarëve Covid-19 por edhe rasteve me fund fatal. Dje Komuna e Ulqinit kërkoi nga qeveria për masa më të rrepta me qëllim të ndaljes së përhapjes së koronavirusit, shkruan Ulqini Online.

Në të njëjtën linjë është edhe deputeti nga Ulqini Genci Nimanbegu. Ai në një status në facebook  përveç që përkrah iniiativën e komunës kërkon që edhe mësimi në shkollat e qytetit të kalojë në online.
‘’Infektimi me Covid dhe pasojat e saja po nderlikohen cdo dite ne Komunen e Ulqinit.
Iniciativa e Komunes se Ulqinit per rritjen e masave duhet perkrahur nga te gjithe.
Rritja e masave shtohet si domosdoshmeri dhe pergjegjesi ndaj situates.
Shqetsimin per kete e kam percjellur edhe Ministrise duke u dakorduar me iniciativen e Komunes‘‘, shkruan Nimanbegu.

Komuna e Ulqinit dje i ka propozuat Ministrisë së shëndetsisë të Malit të Zi që të marrin disa masa shtesë me qëllim të parandalimit të përhapjes së së virusit korona. Në këtë mënyrë nga Komuna e Ulqinit propozohet që për 15 ditë të mbyllet plotësisht komuna (lockdown), shkruan Ulqini Online.

Masat që propozohen nga Komuna e Ulqinit kanë të bëjnë me mbylljen e shkollave (të kalohet në mësimin online) dhe çerdheve, mbylljen e objekteve sportive të hapura dhe të mbyllura dhe mbylljen e bastorëve.

By admini