Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi si pasojë e infektimit me korona virus 8 pacientë e kanë humbur jetën dhe është vërtetuar infektimi i 625 personave të tjerë, mësohet nga Instituti për shëndetin publik.
Siç shkruan rtcg, nga ky institut kanë theksuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me covid 19 në Mal ttë Zi prej fillimit të pandemisë është1031 person. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 480 pacientëve, kanë theksuar nga Instituti për shëndetin publik, transmeton Ulqini Online.
Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të sheruarëve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8875 persona, prej fillimit të epidemisë, në mars të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektuar me korona virus në Mal të Zi është 77 mijë e 493 persona.
Në Ulqin numrat vazhdojnë të jenë të lart. Ditën e fundit janë shënuar 41 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktiv në 379 persona.