Komuna e Ulqinit i ka propozuat Ministrisë së shëndetsisë të Malit të Zi që të marrin disa masa shtesë me qëllim të parandalimit të përhapjes së së virusit korona. Në këtë mënyrë nga Komuna e Ulqinit propozohet që për 15 ditë të mbyllet plotësisht komuna (lockdown), shkruan Ulqini Online.

Masat që propozohen kanë të bëjnë me mbylljen e shkollave (të kalohet në mësimin online) dhe çerdheve, mbylljen e objekteve sportive të hapura dhe të mbyllura dhe mbylljen e bastorëve.

Ulqini po përballet me një situatë alarmante me rastet të shumta të të infektuarëve nga Covid-19.

By admini