Qeveria e Malit të Zi, në bazë të situatës alarmante si pasojë e pandemisë me Covid 19, në respektim të institucioneve vendore, nevojitet bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë me komunat respektive, gjegjësisht përfaqësuesit e tyre legalë dhe legjitim, të gjejnë rrugën e drejtë për zbutjen e kësaj situate, por është e papranueshme mbyllja e bizneseve në komunën e Tuzit në mënyrë arbitrare dhe të paargumentuar, pasi që komuna e Tuzit gjendet ne zonën e gjelbërt sikur edhe disa komuna të tjera në Mal të Zi. Ky është një diskriminim i radhës në dëm të bizneseve hoteliere dhe qytetarëve të Tuzit, thuhet në kumtesen për opinion të Shërbimit për informim të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Vlerësojmë si prioritet shëndetin e qytetarëve e krahas tij edhe domosdoshmërinë e respektimit të  institucioneve legale vendore. Situata epidemiologjike në Mal të Zi, vërtetë, është e frikshme, të dhënat tregojnë se në çdo 1000 banorë rezulton një i infektuar për çdo ditë e sipas kësaj mban rekord në Europë, vazhdon kumtesa.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi, mbështet bizneset hoteliere të cilët si rezultat i diskriminimit po vuajnë pasojat e rënda ekonomike, Kryetarin, z. Nik Gjeloshaj dhe qytetarët e Tuzit, në padrejtësinë që u bëhet atyre, duke qenë të vetëdijshëm për situatën e rëndë, por janë edhe të parët,  të cilët para 11 muajsh, dëshmuan për qytetari të lartë, vetëdiciplinë, respektim të shëndetit publik, në koordinim me institucionet gjegjëse shtetërore, menaxhuan më së miri situatën e asaj kohe, andaj Qeveria duhet ta ndjekë situatën nga afër, përfundon kumtesa për opinion e Shërbimit për informim të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi..

By admini