Kreu i VV-së, Albin Kurti pas fitores plebishitare ka folur nga selia e VV-së, ku së bashku me Vjosa Osmanin, kanë falënderuar qytetarët për mbështetje.

Kurti iu ka drejtuar qytetarëve që e kanë mbështetur, duke iu thënë se i duan shumë.

Ai ka falënderuar edhe oponentët politik, duke i uruar edhe për reformë të thellë politike.

“Nuk do të hakmerremi ndaj aksujt por do të bashkëpunojmë”, tha Kurti nga selia e VV-së.

Lideri i VV-së, fitoren e sontme historike ia ka dedikuar të gjithë qytetarëve pa përjashtim, duke shtuar se qeveria e tyre do të jetë e vetë qytetarëve.

Levizja Vetevendosje sipas rezultateve të para duket se me voten e diasporës do ta kalojë numrin e 50% të votave të përgjithshme. Kjo fitore është më e larta e arritur nga ndonjë parti në historinë e pasluftës në Kosovë.

By admini