Kryetari i Forcës Nazif Cungu i ka dërguar një telegram ngushëllimi ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Mal të Zi për viktimat e tërmetit në Kroaci.
Telegramin e plotë mund ta lexoni më poshtë.
I nderuari Ambasador Grubišić,
Me keqardhje dhe shqetësim të thellë, morëm lajmin se një tërmet i fortë kishte goditur zonën e qyteteve të Kroacisë. Ne sinqerisht ndjejmë dhimbjen me ju dhe popullin tuaj në këto kohë të vështira.
Në emrin tim personal dhe në emër të partisë që unë përfaqësoj, juve dhe familjarëve të viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Dëshirojmë që të gjithë të gjeni forcë dhe të tejkaloni pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore dhe një shërim të shpejtë për qytetarët e lënduar.
Sinqerisht,
Kryetar
Nazif Cungu