Shefja e departamentit për epidemiologji dhe sëmundjet ngjitëse në Institutin për shëndetin publikë, Sanja Medenica, ka kumtuar në programin e mëngjesit të RTMZ se situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë serioze dhe se ekziston shkallë e lartë e transmisionit lokal dhe u ka bërë ftesë qytetarëve që ti respektojë masat të cilat mund të pengojnë përhapjen e koronavirusit, transmeton Ulqini Online.

“Rritje e numrit të infektuarve nuk është i pa pritur dhe se situata aktuale tregon për sjelljet tona prej para 10 deri në 15 ditë. Siç shihet numri i të infektuarve është rritur dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, sepse pasojat e sjelljeve aktuale priten brenda dy javëve të ardhshme”, deklaroi Medenica.

Medenica ka shtuar se 7 muaj me radhë flitet për masat parandaluese kështu që këto masa edhe duhet të respektohen. Kur është fjala për fillimin e vitit të ri shkollorë, tani për tani mbeten në fuqi rekomandimet e mëparshme, ka theksuar ajo.

By admini