Ditën e diel, ditë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Mal të mZi, faqja Ulqini Online ka pasur një ndër ditët më të ngarkuara ndoshta që nga themelimi. Mbi 20 000 IP adresa kishin vizituar faqet e Ulqini Online atë ditë që për neve përmban rekord në vehte. Jemi të befasuar nga numri shumë i lartë i vizitave nga Shqipëria, Kosova dhe SHBA.
Por, shumë vizitorë në mailin e Ulqini Online por edhe ne rrjetin social fb na janë ankuar që nuk kanë pasur qasje gjatë gjithë kohës në të gjitha elementet e faqes. Ndoshta e gjithë kjo ka ardhur nga vizitat e shumta të asaj dite Për këtë arsye dy ditët e fundit është punuar dhe sot kemi finalizuar kalimin në një dizajn te ri.
Dizajni i ri është shumë më i qasshëm dhe i lehtë për lundrim në faqet e tona. Poashtu verzioni mobil është më i lehtë për të manovruar nga vizitorët.
Shpresojnë që e gjithë kjo të ju pëlqejë dhe njëheri ju falenderojmë që na vizitoni.