Sociologu, Srgjan Vukadinoviq, ka vlerësuar se në skenë janë paraqitur përpjekje që Mali i Zi, përmes veprimtarisë së Kishës ortodokse serbe, të kthehet në shekullin e mesëm, ku pushtetin do ta kishte elita kishtare, respektivisht ku ata marrin pjesë aktive në sjelljen e vendimeve shtetërore.
Në Mal të Zi, me 30 gusht, do të mbahen zgjedhjet parlamentare, mirëpo, prej futjes së sistemit shumëpartiak, këto zgjedhje janë të veçanta pasi në fushatën parazgjedhore partiake është kyçur edhe Kisha ortodokse serbe, shkruan gazeta “Dnevne Novine”. “Sot kemi një situatë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkon të gjunjëzohet para patriarkut Irinej, kurdo që duhet të sjell ndonjë vendim të rëndësishëm.
Për të është më e rëndësishme se çfarë do të thotë kisha e jo Parlamenti dhe populli. Kështu ka vepruar edhe Tadiq, pararendës i tij.
Pra, modelet bashkëkohore të sundimit akoma nuk janë futur në fuqi”, ka theksuar Vukadinoviq. Ai konsideron se Kisha në situatë të tillë dëshiron të jetë dominante edhe në ekonomi. /rtcg/