Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, KSHZ, u ka bërë ftesë qytetarëve që të kenë besim të plotë në të gjitha organet që bëjnë zbatimin e procesit zgjedhor të cilat, siç është kumtuar, do të garantojnë realizim pa pengesë dhe të sigurt të drejtës së tyre zgjedhore.
Nga KSHZ, kanë theksuar se, si organ përgjegjës për realizim ligjor të procesit zgjedhor, kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe aktivitetet me qëllim që qytetarët e Malit të Zi, të mund të realizojnë të drejtën e vetë zgjedhore. Organet për realizimin e zgjedhjeve në pajtim me kompetencat e veta ligjore kanë siguruar që çdo qytetar i Malit të Zi, të realizojë të drejtën e vetë zgjedhore i lirë dhe në pajtim me principet demokratike, thuhet në kumtesë. Ata, kanë theksuar se me qëllim të realizimit të drejtës zgjedhore, çdo qytetarë i Malit të Zi, i cili është i regjistruar në regjistrin zgjedhor mund të votojë me letërnjoftim ose me pasaportë. shkruian rtcg, transmeton Ulqini Online.
Nga KSHZ, kanë theksuar se realizimi i të drejtës zgjedhore nuk është kushtëzuar me afatin e kohëzgjatjes së dokumentit identifikues. “ Kjo do të thotë se edhe votuesit të cilëve u ka skaduar afati i dokumentit të identitetit – letërnjoftimit ose pasaportës, do tu mundësohet realizimi i të drejtës zgjedhore, përmes identifikimit të suksesshëm elektronik në regjistrin zgjedhor” , kanë precizuar nga ky komision.