Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka regjistruar një video mbështetjeje për Partinë Demokratike të Socialistëve dhe kryetarin e DPS-it, Millo Gjukanoviq, në të cilën ai drejtohet në anglisht, por në një moment, edhe në gjuhën malazeze, “Odlucno za Crnu Goru “, që është slogani i fushatës së DPS-it, shkruan cdm, transmeton Ulqini Online.
Ai gjithashtu flet për marrëdhëniet e mira midis tij dhe Gjukanoviqit, miqësinë që ata kanë, marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve.
“Nuk është koha për eksperimente. Koha është “Odlucno za Crnu Goru “, që Mali i Zi të qëndrojë pranë Milo Đukanoviqit, të vazhdojë të bëjë punën e madhe që e bëri Malin e Zi një yll të ndritshëm në rajonin tonë. Një shembull për të gjithë ne. Një anëtar krenar i familjes Euro-Atlantike dhe një vend shumë më i mirë për popullin e vet. Ju dëshiroj fat të mirë, miq. Ju lutemi fitoni, për vendin tuaj dhe për të gjithë ne. Zoti e bekoftë Malin e Zi në çdo hap “, tha Rama.