Me daten 17.08.2020 është mbajt takimi i gjuetarëve të Ulqinit ne lidhje me gjuetinë ne Kriporen e Ulqinit.

Pas hapjes se sezonit te gjuetisë nga Ndërmarrja publike Ulqini dhe lajmërimi nga ana e drejtorit te ndërmarrjes ku kriporja nuk parashihet si zonë e gjuetisë e kemi pas te arsyeshme te takohemi (te mbajmë mbledhje) që edhe një here te informohen gjuetaret e komunës tonë rreth situatës në teritorin e kripores përsa i perket gjuetisë, kështu mësohet nga një kumtesë nga kjo mbledhje, shkruan Ulqini Online.

Duam të ju perkujtojm që më daten 24.06.2019 Kuvendi komunal i Ulqinit me votimin e këshilltarëve ka vendosur qe Kriporja e Ulqinit të jetë park natyror. Poashtu është votuar edhe propozimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit që një pjesë e Kripores të jetë e hapur për vazhdimin e aktiviteteve të sportit të gjuetisë në teritorin e Kripores, vazhdon kumtesa.

Pas përpjekjeve disa mujore dhe pas përkrahjes se qytetarëve me anë të peticionit (reth 1500 nënshkrimeve), kërkesa jonë nuk eshte marrë parasysh dhe nuk na është dhënë zgjidhje për çeshtjen  së gjuetisë në Kriporen e Ulqinit që është propozuar nga Kryetari i komunës dhe që është votuar nga Kuvendi.

Qytetareve te Ulqinit dhe gjithë dashamireve te sportit te gjuetisë ju perkujtojmë qe teritori i fundit i gjuetisi ni ujë është hequr, kur dihet që Ulqini ofron edhe 3 rezervate per kultivimin dhe ruajtjen e shpezëve (Liqeni i Shasit, Ishulli i Ades edhe ish zona industriale e kripores) ku këtyre rezervateve ia bashkojnë edhe pjesën e Knetës se kripores.

Me shpalljen e Kripores si park natyror pa gjueti mbrenda është një diskriminim ndaj qyterave si gjuetarë te ulqinit pasi qe dihet se mbrenda Malit të Zi (parku natyror Piva) dhe ne vendet e rajonit dhe shteteve te Bashkimin Europian praktikohet gjuetija ne parqe natyrore.

      Kerkojmë nga qytetaret e Ulqinit që të na përkrahin dhe të na mbështesin ne kërkesën tonë që bashkë të arrijmë që të shtyjmë organet kompetente te tregojn seriozitet ne zgjedhjen e ceshtjes se vendimit që është votuar nga këshilltaret e Kuvendit komunal, përfundon kumtesa e gjuetarëve të Ulqinit.

By admini