Nga Esad Gjonbalaj

Qe nga rënia e sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik në Mal të  Zi shqiptarët gjithnjë ishin pre manipulimeve dhe shantazhimeve të llojllojshme. Vota e jonë me kalimin e kohës shkoj duke u degraduar përmes formulës së mirënjohur dividi et imperá ( përçaj dhe sundo). Përçarjet si dhe krijimi i partive të tepërta dhe të panevojshme  me ndihmën dhe ndikimin e shtetit bëri atë që defaktorzimi i ynë të vije nga vetë ne dhe mos pjekuria  jonë politike.

Elektorati i dezorientuar filloj të zhgënjehet, ndërkaq përfitues ishin  partitë e ashtuquajtura qytetare si DPS etj të cilët me marionetat e veta shqipfolës dërgonin ujin në mullirin e tyre.

Ne shqiptarët, gjegjësisht elektorati gjithnjë u kemi kërkuar  partive politike shqiptare që të veprojnë me një Zë të vetëm, Zë ky që do të jetësonte ëndrrën e elektoratit për Bashkim.

Si duket, edhe vetë nocionin “Bashkim”  e kemi një ëndërr e cila mbanë gjallë shpresën e atdhetarëve, sepse ndarja nga trungu i atdheut dhe përçarjet brenda komunitetit shqiptar nuk është formulë e duhur dhe e ëndërruar nga NE si grup etnik sot nen Mal te Zi.

Lidhur me zgjedhjet e parapara  për këtë fund verë në Mal të Zi filluan të arrijnë lajme të mira, sepse  partitë politike shqiptare në komunë të Gucisë mē në fund u BASHKUAN duke lënë anash interesat e ngushta partiake ,  të udhëhequra  nga interesi kombëtar i  than një PO të madhe Bashkimit në një Listë të përbashkët zgjedhore. Ëndrra dhe dëshira jonë që i tërë  spektri politik shqipëtar në  Mal të Zi të bëhet bashk në një Listë të vetme zgjedhore megjithatë  nuk u arrit në tërësi ashtu si donim,  por  fundja si e tillë u arrit, edhe pse në dy tabore  të ndara por mbi të gjitha shqiptare. Bashkimi i faktorit politik shqipetar nuk u arrit në plotëni  fal sindromit përçarës  dhe ndërskamcave e hijeve të zeza te pushtetit malazias. Është e pafalshme dhe antikombëtare qeëti dalësh kundër këtij përafrimi dhe bashkimi, është krim i llojit të vet që votat shqiptare të shkojnë për parti Jo shqiptare.

Jemi të vetëdijshëm për kushtëzimet që në vazhdimësi u  bëhen në mënyrë perfide shqiptarëve nga autoritet malazeze duke ua kushtëzuar votën votuesve shqiptar  me çështje ekzistenciale  si punësimin dhe me shumë veprime të tjera ilegale të presionit., SHITJA E VOTËS  është akt makaber dhe akt tradhtie ndaj identitetit tënd kombëtar. Te parët tanë ishin te varfër ekonomikisht por te pasur me vlera atdhetare e të gatshëm deri në flijim, e në sot gjeneratat e kohëve moderne dhe të vetëdijshëm për veprimet tona po degradojmë moralisht e kombëtarisht duke bërë veprime që mund të barazohen me tradhtinë.

Fenomeni që shqiptari të blejë vota për te kënaqur apetitet e partive antishqiptare është absurd i llojit te vetë. Fatmirësisht mikrobe të këtilla ka pak, por edhepse te dëmshëm ne do ia arrijmë qē me bashkimin tonë ti neutralizojmë ata, sepse ideali i atdhetarëve te denjë nuk do të shuhet kurrë.

Andaj që nga Alpet Shqiptare e në Maje të Deçiqit e deri te  kalaja shkullore e Ulqinit të jemi të lidhur BESA-BESË me qëllim që vota  jonë shqiptare të shkoi VETËM  për shqiptarët dhe jo për ata qe na flasin për parti qytetare e qe unë i quaj “promotor te asimilimit”.

Të bashkuar drejt Fitorës: Kryje obligimin patriotik dhe Voto Listat shqiptare të bashkuara.

By admini