Nga Mentor Llunji *

Ka ardh koha të thuhen dy fjalë për asfaltin…jo si përzirje bitumeni…po si ‘përzirje’ në secilën garë parazgjedhore..Ka ardh koha ti njihet roli kyç në jetën tonë politike..

Etimologjija e fjalës greke asphaltos do the thotë ai që të mbron nga rënia…Asfalti simbolikisht po mbron nga rënia klasë të ndryshme politike në tërë rajonin, me të njejtën reçetë, që 3 dekada.

Është alet I pozavendsueshëm në garë për vota por edhe shembull I jokreativitetit politik…Kushti kryesor është të shtrohet 10 ditë para zgjedhjeve….Ndonjeherë edhe natën..Nuk është me rëndesi ku, si dhe pse…

Asfalti që po shtrohet këto 30 vitet e fundit, sipas te gjitha standardeve të ndërtimit, rrallë herë është për njerëz dhe shumë më shpesh është vetëm për dele…

Deleve nuk I duhet trotoari, nuk I duhen vijat e komunikacionit, shenjat e trafikut, drenimi I ujrave anash..… Mos të flas për trasë biçiklete, zgjërime për ndalime etj…Harrohet qe secili shtrim I asfaltit rrit qarkullimin dhe shpejtesinë në ato zona…ndaj edhe nevoja per shenja…kaqë e thjeshtë!.. Vështire të besohet qe ky fakt nuk dihet, andaj I bie qe nuk shtrohet për njerëz, por për votë..dhe aty qëndron paradoxi kyç.. Shtrohen rrugë delesh për vota njerëzish.

Ky shtrim I asfaltit që u bë në Gjerana para do ditëve, pastaj ne Kllezën së fundmi..është po ky.. pa trotoar,..pa drenim, pa vija, pa shenja…një kozmetikë demode për shekullin 21…Strategji e devalvuar ne kohë të gabuar..Është një akt dejavue parazgjedhore. Njejtë si të reklamosh udhëtimin me aeroplan duke ofruar karrocën….Thjeshtë I ka dal boja.

Njerëzve I duhet substancë dhe jo shtresë maskuese asfalti….Njerëzve I duhet vizion dhe jo premtim… Pas 30 viteve zgjedhje premtimi për votuesin është bërë ofendim dhe tallje….realizmi I tijë eshte bërë ëndërr…ndërkaqë realiteti zhgjëndër.

Këshilla më e sinqertë për të gjithë partitë politike në këto zgjedhje do ishte: …Heshtni sa më tepër deri në ditën votimit…..Mos shpralloni parrulat bajate dhe mos përkujtoni kështu votuesin në të pabërat e 3 dekadave….pasi edhe ashtu vota do shkoj aty ku do shkoj…

Njerëzit këtë rradh skajn kah ti mbajn…As partija në pushtet, po as partitë shqiptare nuk janë të rrezikuara, pasi lugati I Sërbisë Madhe e bëri të vetën……u ringjall si në vitet më të errëta dhe me gjasë do e bëje këtë edhe vite me rradh…me qëlllim apo pa, tashmë është pak me rëndësi.

Fatkeqesisht, njerëzit kete here nuk e shohin votën si një monedhë me vlerë në duarë të tyre..Pasi me atë monedhë mund të blejnë vetëm një status quo..Nuk janë të joshur dhe këtë herë do votojn me inercion dhe pa pik entuziazmi….Me një shpresë të heshtur dhe pak utopike që zgjedhjet e ardhshme të prodhojnë një mendim të ri politik, ku votuesi më në fund të çlirohet nga kjo pengmarrje e premtimeve të parealizuara..

Të prodhojë klasë e cila nuk do shesë prona për të ndarë rrogat, nuk do të përdor monëdhen patriotike si shansin e fundit për të marr votën, nuk do shoh angazhimin partijak si punësim, por shansë të tregoj vehten dhe të jap një kontribut, sado I vogël te jetë ai…Të fokusohet në dije dhe sinqeritet, jo për një votë apo një shtand më tepër….por qoftë edhe për nje xixë shprese për të cilën kemi nevojë më tepër se kurrë.

*Marrë nga faqja e autorit ne fb

By admini