Gazetari nga Tuzi, Anton Gjokaj i cili para një muaji paralajmëroi se subjektet shqiptare do të garojn me dy lista në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, thekson se megjithëse nuk erdhi deri te lista e përbashkët shqiptare është faktë që në këto zgjedhje ka më pak lista shqiptare se në zgjedhjet e mëparshme.
Shqiptarët më 30 gusht përformojnë me dy lista zgjedhore, lista shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj (ASH-Forca-LDSH-Levizja Perspektiva-Uioni i Tuzit) dhe koalicioni PD-UDSH-LDnëMZ.

Më pakë lista shqiptare se në zgjedhjet e mëparshme.
Megjithëse nuk erdhe deri te lista e përbashkët shqiptare për të cilën më së shumti u angazhua diaspora është faktë që shqiptarët në këto zgjedhje garojnë me më pak lista se në zgjedhjet e mëparshme, thotë Gjokaj.

Lista ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” favorite absolute te shqiptarët.
Lista, e udhëhequr nga dy partitë më të mëdha shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Forca, në krye me dy politikanët e dëshmuar Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu është pa dyshim favorite absolute te populli shqiptar dhe pritet të marrë mbështetjen më të madhe.
Bartësi i kësaj liste Nik Gjeloshaj sipas hulumtimeve është duke e udhëhequr shumë mirë komunën e Tuzi dhe mbi 70% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij. Nga ana tjetër, Genci Nimanbegu, si Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, drejtoi seancat parlamentare me autoritet dhe përfaqësoi popullin shqiptar në mënyrën më të mirë.
Gjokaj thotë se nëse shikojmë statistikat, subjektet që janë pjesë e kësaj liste përfaqësojnë 71 përqind të shqiptarëve në nivelin lokal.
Forumi Shqiptarë (ASH-LDSH-Unioni i Tuzit) i cili është në pushtetë në komunën e Tuzit ka mbështetjen dhe votat e shqiptarve të Malësisë. Poashtu Forumi Shqiptarë do të fitojnë numrin më të madh të votave të shqiptarëve në Plavë,Guci,Rozhajë,Podgoricë. Ndërsa Forca si partia më e fortë në komunën e Ulqinit ka mbështetjen e shqiptarve në këtë komunë, thotë Gjokaj.

Shqiptarët po u kthehen partive nacionale.
Gjokaj konsideron se pas një sërë suksesesh që kohën e fundit kanë arritur partitë shqiptare, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që ishin të orientuar nga partitë qytetare po u kthehen partive nacionale shqiptare.
Lista të cilën Gjeloshaj e udhëheqë është gjithmonë fituese.

E githë kjo është tregues se lista ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” më 30 gusht do të fitojë mbështetjen më të madhe dhe do të dalë fituese te shiqptarët, sepse lista të cilën Gjeloshaj e udhëheqë është gjithmonë fituese, shprehet Gjokaj.

By admini