Sekretari i Sekretariatit për vepimtari komunale në Komunën e Ulqinit Mustafë Gorana deklaroi për tvteuta se nga fillimi i vitit të ri shkollor do të hap dyert e veta shkolla fillore të nivelit të ulët në Sukubinë.

Të kujtojmë se nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijë kanë 5  vite që nuk kanë mundësin për të ndjekur mësimet ne bankat shkollore të shkollës së tyre në Sukubinë. Në këtë mënyrë njomcakët e këtyre fshatrave edhe pse shumë të vegjël në moshë kanë qenë të detyrur dhe vazhdojnë të jenë të detyruar që të udhëtojnë deri në 11 km për të ndjekur mësimet në shkollën më të afërt në Katërkollë, shkruan Ulqini Online.

Me 12 tetor të vitit 2015 ministri i arsimit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Ulqinit dhe një përfaqësues i diasporës patën vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës së re në Sukubinë. Afati i paraparë për përfundimin e këtij projekti ishte 12 muaj por që tashmë po bëhen 5 vite dhe projekti në akoma nuk ka përfunduar. Pasoja e mospërfundimit të këtij projekti vazhdojnë ti vuajne nxënësit dhe prindërit e tyre.

Të shpresojmë që këtë vit nxënësit e shkollës në Sukubinë të vijojnë mësimet në shkollën e tyre të re.

By admini