U mblodh Trupi komunal i mbrojtjes dhe shpëtimit
Në takimin të cilin e udhëhoqi kryetari i komunës Loro Nrekiq u analizua situata aktuale epidemiologjike në Komunën tonë .
Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin dhe koordinimin me shërbimet për aplikimin e masave të sjella nga trupi komunal dhe Trupi koordinues nacional , që i kanë kontribuar situates stabile epidemiologjik, mësohet nga Komuna e Ulqnit, trasnmetin Ulqini Online.
Me qëllim që mos të vij tek përkeqësimi i situatës në takimin e sotëm u miratuan disa masa
1.Ndalohet hyrja e qytetarëve në ndërtesën e komunës. Ata nëpërmes sporteleve të birosë për qytetarë mund të realizojnë të drejtat e tyre, respektivisht të dorëzojnë kërkesat dhe atë duke ruajtur distancën dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse.
2.Obligohet SHPK ,,Veprimtaritë komunale dhe Shërbimi i mbrotjes dhe shpëtimit që rregullisht ti pastrojnë dhe lajnë rrugët e qytetit.
3.Të vazhdohet rregullisht dezifektimi i objekteve dhe automjeteve në komunë në paralelen e sigurisë në Ulqin dhe hapsirat e shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim . Kjo masë u rekomandohet dhe të gjithë institucioneve të tjera.
4. I rekomandohet Shërbimit për veprimtari të përgjithshme dhe mbrojtjes që të sigurojë numër të mjaftueshëm të pajisjeve mbrojtëse – maska dhe material higjenik , për nevojat e punëtorëve të administratës.
5. Në koordinim me të gjithë shërbimet të përcillet zhvillimi i situatës epidemiologjike duke rrespektuar masat e Trupit koordinues nacional , por dhe të mundësohet zhvillimi i aktiviteteve ekonomike me qëllim qe sezoni turistik të zhvillohet në të mirë të të gjithëve , në suaza të mundësive dhe masave të sjellura.