Nga arkivi

Federata e futbollit e Malit të Zi sot ka sjellur një vendim ku ndërpriten të gjitha garat që organizohen nga kjo federatë. Si rezultat përfundimtar në të gjitha garat do të merren renditjet aktuale në tabelat e klasifikimit, shkruan Ulqini Online.

Për fat të keq, ky vendim e hendikepon ekipin e futbollit nga qyteti i Ulqinit, Otrant Olimpik, i cili në renditjen aktuale gjendet në fund të tabelës së klasifikimit të Ligës së dytë futbollistike të Mali të Zi. Në këtë mënyrë Otrant Olimpik nga viti i ardhshëm do të garojë në një kategori më poshtë, atë të rajonit të jugut. Otranti kështu mbyll një kompeticion të mundimshëm dhe me probleme të shumta.

Nga ana tjetër ekipi i Deçiqit të Tuzit, i renditur i pari po në këtë ligë, nga viti i ardhshëm do të garojë në ligën e parë të Malit të Zi.

By admini