Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi në orët e pasdrekës së ditës së hënë ka njoftuar për rastet e reja në Mal të Zi. Ajo që bie në sy janë rastet e reja në qytetin e Ulqinit pas një kohë relativisht të gjatë.

Nga të dhënat më të reja të Institutit  të shëndetit publik mësohet se në Komunën e Ulqinit sot janë paraqitur 4 raste të reja duke e çuar numrin në 8 të personave aktiv të infektuar me koroanvirus.

Sot në tërë Malin e Zi janë paraqitur plot 60 raste të reja duke e çuar numrin e rasteve aktiv në 512 veta.

Rastet aktive sipas komunave në Malin e Zi janë si më poshtë:

Podgoricë 155
Rozhajë129
Bijelo Pole 55
Berane 30
Budva 23
Plevla 18
Tivari 17
Gucia 14
Cetinë 13
Petnjica 12
Tivtat 12
Danillovgrad 8
Ulqini 8
Nikshiq 8
Kotor 6
Herceg Novi 6
Tuzi 2
Andrijevica1

By admini