Ziadin Sela nga koalicioni Aleanca-Alternativa

Në Maqedoni me 15 korrik do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Përveç fituesit të garës në përgjithësi me interes pritet edhe fituesi në trupin elektoral shqiptar.

Sipas një  hulumtimi të organizuar nga Institutit amerikan NDI që është publikuar edhe në faqen e tyre zyrtare nxjerr fituese LSDM-në në nivel nacional kurse koalicionin Aleanca-Alternativa nga kampi i partive shqiptare si më të favorizuara nga qytetarët për të fituar zgjedhjet.

Në pyetjen “A keni mendim shumë favorizues , deri diku favorizues, deridiku jo favorizues dhe shumë jo favorizues për secilën nga partitë politike”, 41% e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv për LSDM, ndërsa mendim pozitiv për VMRO-DPMNE-në kanë dhënë vetëm 28%. Në kapmin politik shqiptar, mendim pozitiv për koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa kanë dhënë 17% e qytetarëve, ndërsa për BDI-në 16% kanë mendim pozitiv, shkruan lajmpress.

Kështu, sipas NDI-së mbështetja që koalicioni Aleanca-Alternativa gëzojnë tek elektorati shqiptar është në epërsi ndaj BDI-së dhe sipas shifrave fitues i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare tek shqiptarët do të jetë koalicioni Aleanca-Alternativa me 45% kundrejt BDI-së me 37%.

Por, mbetet shqetësues fakti se grafa e votuesve të papërcaktuar dhe të atyre që pranojnë se votojnë nën presion është në shifra alarmante. Kjo është dëshmi që elektorati shqiptar në RMV është ende nën një presion të madh që ushtrohet nga partia në pushtet.

By admini