Kuvendi i Kosovës dje ka votuar me 61 vota pro qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Koalicioni i partive që ka formuar qeverinë e re përbëhet nga LDK-AAK-NISMA-AKR-SRPSKA.

Qeveria e re e Kosovës do të varet plotësisht nga vota e Listës Srpska e cila hapur nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ish kryeministri Albin Kurti në një reagim të tij pas votimit të qeverisë së re ka deklaruar se ”do të kthehemi shpejt”.

By admini