Çdo grupim i njerëzve, nga cilat do shkaqe, është tejet i rrezikshëm dhe vetëm përmes respektimit të masave mund të pengohet zgjerimi i korona virusit, ka deklaruar drejtori i Institutit për shëndetin publikë Boban Mugosha për Radion e Malit të Zi.

Ai ka theksuar se ky institut do ti propozojë Trupit koordinues nacional që prej të premtes të lehtësohen edhe disa masa të tjera. “Do të hiqen disa masa që kanë të bëjnë me restorantet, kafenetë, hotelet, plazhet e të ngjashme. Instituti për shëndetin publik do të propozojë zbutjen e masave nga e premtja dhe do të shohim nëse me këtë do të pajtohet edhe Trupi koordinues nacional”, ka theksuar Mugosha ,duke shtuar se jemi drejtë fazës së re të lehtësimit të masave.

Duke folur për masat e deritashme, ai ka theksuar se në Mal të Zi deri tani janë testuar 10 mijë e 167 persona në korona virus. Ai ka theksuar se rezultatet tregojnë se rekomandimet kanë qenë të mira dhe kanë dhënë rezultate të plota.

Mugosha ka shtuar se akoma mungojnë parametrat shkencorë në mënyrë që me siguri të mund të flitet për valën e dytë të epidemisë. Ai po ashtu ka theksuar se probabiliteti që Covid 19 të largohet si SARS është shumë i vogël.

By admini