Odeta-nishaniPresidenti  i Shqipërisë Bujar Nishani  nesër  do të qëdrojë në Ulqin

Presidenti i Shqipërisë Z.Bujar Nishani  së bashku me Zonjën e  Parë Odeta Nishani po zhvillojnë një  vizitë shtetërore  në Mal të Zi. Vizita realizohet  me ftesë  të homologut të Tij Z Filip Vujanoviq.

Agjenda përveç të tjerave parasheh edhe vizitë në Arqipeshkvinë e Tivarit,  nderkohë që  një  agjendë e vecantë  është  përgatitur edhe  për qëndrimin e  shefit  të shtetit  shqiptar dhe  Zonjës  së  tij   në Komunën e Ulqinit  me datën 24 mars.

Takimi   në Ulqin  do të  fillojë  ne  oren  09,45  minuta ku  Presidentin  shqiptar Nishani do ta presë  Kryetari  Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.  Pas  qëndrimit  dhe  deklaratave  për shtyp  është paraparë  Vendosja  e një kurore   me lule   në varrin e Ymer Prizrenit.

Po ashtu  është paraparë  një takim me sportistë  të  dalluar në  hotelin Otrant  dhe një takim  i organizuar nga  KNSH  në Mal të Zi.

Po ashtu  për Zonjën e Parë, Odeta Nishani  është  përgatitur një agjendë e vecantë.Ajo do të  jetë e shoqëruar nga  Iliriana  Gjeka  dhe  disa  zonja  të  tjera të Komunës  tone.

By admini

2 thoughts on “Në Ulqin zonja e parë shqiptare Odeta Nishani do të shoqërohet nga Iliriana Gjeka”
  1. Larg qeke, jo vetem nga Ulqini. Gjersisht eshte e njohur qe graja e kryeministrit nuk eshte zonja e pare, vecanarisht gruaja e trete apo e katerta e Rames, te cilen e mori vetem qe te permbush formen e pashkruar, sipas te ciles lideri duhet te jete njeri i martuar dhe familjar dhe jo beqare. Personi familjare parimisht ka vlera dhe autoritet me te larte social, ndersa beqaret, posacerisht ata qe jane divorcuar apo kan maltretuar grat e veta, konsiderohen me vetiak.

Comments are closed.