20150321_111551
Foto: Leart Taipi

Një grup dashamirës të natyrës ditën e parë të pranverës e menduan dhe e kaluan pak me ndryshe se herave tjera. Kështu me moton sa më afër natyrës atë vendosen që me bicikletat e tyre të vizitojnë Shkodren jo si herave tjera.

Njëri ndër organizatoret e gjithë kësaj, Iso Mujiqi shprehet entuziast për mënyrën se si e kaluan këtë ditë
”Qëllimi ishte që ditën e parë të stinës së pranveres ta kalojmë më ndryshe se herave tjera. Pasi mjetin e udhëtmin veç e kishim zgjedhur, me bicikletë, na mbeti të gjejmë destinacionin por edhe atë nuk e patëm të vështirë. Ku ka më mirë se në Shkodër”, shprehet Mujiqi për këtë miniaventurë.

Ai ishte shumë i kënaqur që e gjitha kjo kaloi më së miri pasi në grupin kishte persona të të gjitha moshave por edhe vajza.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin të nje mendimi, se ky aktivitet duhet bërë për çdo vit, pse jo të mos bëhet edhe tradicional.

Mujiqi nuk lë pa falenderuar edhe personin i ciliu kujdes për mbarëvajtjen e gjithë kësaj, z. Skender Lika si dhe picerinë ”Papillon” për kujdesin e treguar.

 

 

By admini