Menduh-thaciPARTISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE
KEYETARIT MENDUH THAÇI

I nderuari Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, të nderuar deputetë të Kongresit të VI – të,
ftesën tuaj për Kongresin e VI – të të Partisë Demokratike Shqiptare nuk e përjetova thjeshtë si ftesë protokolare, miqësore, por për mua ajo ishte më shumë, më e madhe, ishte ftesë vëllazërore.
Për shkak të agjendës së ngarkuar paraprakisht nuk mund të jem me ju fizikisht në Kongresin e VI – të të Partisë Demokratike Shqiptare, por nga zemra Kongresit i dëshiroj punë të mbarë, zgjedhje demokratike të organeve të reja, vijueshmëri të linjës kombëtare me qëllim të realizimit përfundimtar të të drejtave të shqiptarëve si dhe kompaktësi të veprimit politik me subjektet e tjerë shqiptarë në Maqedoni.
Çështja shqiptare në Ballkan është në dukje shumë e thjeshtë, por në realitet është shumë komplekse. Faktikisht komplekse e kanë bërë vendimet e fuqive të mëdha në fillim shekullin e kaluar, e pasojat e atyre vendime shqiptarët po i vuajnë tashmë më shumë se një shekull. Është koha që të gjithë subjektet politike shqiptare dhe jo vetëm, të koordinohen dhe të hartojnë një Platformë të veprimit për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Ballkan. E drejta është në anën tonë dhe e drejta gjithmonë fiton, ndoshta vonon, por megjithatë fiton.
Jam i bindur që ky është shqetësimi kryesor i të gjithë subjekteve politike shqiptare. Jam i bindur që ky është edhe shqetësimi i Partisë Demokratike Shqiptare.
Në fund edhe një herë Kongresit i uroj punë te mbarë, organeve të reja që do të dalin nga ky Kongres suksese në sendërtimin e objektivave, në radhë të parë atyre kombëtare.

Me respekt,                                                 PARTIA DEMOKRATIKE
KRYETARI
Fatmir Gjeka

Ulqin, më 21 mars 2015

By admini