Bujar-nishaniTë hënën dhe të martën, më 23 dhe 24 mars, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, vjen në vizitë zyrtare në Mal të Zi. Të hënën presidenti Nishani do të takohet me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanovic, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë malazez.

Pas takimit në Podgoricë, Nishani do të vizitojë Tuzin, me ç’rast do të vizitojë në Komunën urbane të Tuzit si dhe Shkollën Fillore në Tuz.
Pritet që një ditë më vonë, të martën më 24 mars, kryetari shqiptar të vizitojë edhe komunën e Ulqinit.

Me rastin e Vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka bërë të ditur edhe agjenden e vizitës së tij në Ulqin. KKSH fton mediat që të përcjellin mediatikishtë këto aktivitete:

Vizita zyrtare e Presidentit të Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani në Ulqin

10:15  Vendosja e një kurore me lule në varrin e Ymer Prizrenit ( rr. Ymer Prizreni – Mahalla e Re – Ulqin )
10:45  Takimi i SH.T. Z. Bujar Nishani me grupin e sportistëve Shqiptar ( Hoteli “Otrant” Ulqin )
11:00  Takimi i SH.T. Z. Bujar Nishani me përfaqësues politik dhe personalitete shqiptar të organizuar nga Këshilli Kombëtar në Mal të Zi. ( Hoteli “Otrant” Ulqin ) Deklaratat 11:00 – 11:15

Për më shumë informata, KKSH ka bërë publike këto kontakte.
Kontakti për gazetarë:
mail: knsh@t-com.me
Tel: 068-520-006, 069-333-663

By admini