Kryetari grupit paramentar të Partisë demokratike të socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi për të përditshmen malazeze Dan është shprehur i sigurt se zgjedhjet parlamentare në këtë shtet do të mbahen dhe se nuk ka asgjë nga ajo se ato do të shtyhen, transmeton Ulqini Online.

Duke folur për atë se një pjesë të opozitës po kërkon të shtyjë zgjedhjet e vjeshtës, ai tha se opozita po përpiqet të marrë një infuzion politik me kërkesa jokrekte.

‘’ Opozita malazeze, do ju kujtoja, në një moment kërkoi zgjedhje të parakohshme, pastaj kërkuan që  të fitojë pushtetin pa zgjedhje dhe thjesht ata vazhdojnë me kërkesa që nuk kanë logjikë apo praktikë politike. E kuptoj, përballë rejtingut  të dobët, opozita po përpiqet të marrë një infuzion politik, me kërkesa jokrekte. Nuk ka asgjë nga kjo, është e përcaktuar me ligj se kur është afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve dhe jam i sigurt që sistemi ligjor do të respektohet dhe që zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri në atë datë – përfundoi Rakocevic.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Mal të Zi janë paraparë në vjeshtën e këtij viti.

By admini