Nga të dhënat më të reja të Institutit të shëndetit publik të Malit të Zi të ditës së hënë mësohet se në Komunën e Ulqinit tashmë janë shëruar 5 persona nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ulqin nga koronavirusi është 22, shkruan Ulqini Online.
Sa i përket numrave në nivel të Malit të Zi, 88 është numri i të shëruarve deri tani.