Aktori i madh shqiptar Rikard Ljarja ka vdekur sot, raportojnë mediat në Shqipëri.
Shkodra, teatri “Migjeni” dhe mbarë komuniteti i artit në Shqipëri humbi një nga artistët më të spikatur të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare.
Qoftë i lehtë dheu për ju, Mjeshtër!
l gjithë kolektivi i teatri “Migjeni” shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Ljarja!, kështu shkruhet në shkrimin e Teatrit ”Migjeni” të Shkodres.
Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, është një aktor i teatrit dhe kinemas shqiptare.
Më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite pas diplomimit punoi aktor i teatrit në teatrin “Migjeni” në Shkodër ku ka interpretuar dhjetra role.
Nga viti 1973 deri 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar në kinostudio.
Nga viti 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Aktor
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990)
Pesha e kohës – (1988)
Rrethi i kujtesës – (1987)
Në prag të jetës – (1985)
Pranverë e hidhur – (1985)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Ilegalët – (1976)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)
Rrugë të bardha – (1974)
Shpërthimi – (1974)
Ndërgjegja – (1972)
Kur zbardhi një ditë – (1971)
Plagë të vjetra – (1968)
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)
Duel i heshtur – (1967)
Komisari i dritës – (1966)
Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)