CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100

Shkruan: Esat Mehmeti

 Menduam se zgjedhjet e fiundit në Kosovë do të sjellin këthesë të madhe në jetën politike. Vetëvendosja si parti e parë fituese e ndjekur nga LDK,falë rrymës se re e kryesuar nga, Vjosa Osmani, arrijten numërin e nevojshëm për qeverisje të përbashkët.Të dyja partitë, gjatë fushatës zgjedhore premtuan ndryshime të mëdha në qeverisje më tendencë për çkapjën e shtetit nga oligarkët.Andaj dhe u prit me padurim formimi i koalicionit midis LVV-ës dhe LDK-ës. Megjithatë, menduam se këto dy parti do të jenë shpresa e re e popullit në Kosovë dhe më gjërë, nga se qeveritë e mëparëshme aq shumë e kishin gërryer popullin e ngartë.. Por, punët nuk shkuan ashtu.Ndodhi ajo që edhe pritej. Megjithëse,deridiku dihej se ky koalicin nuk do të jetë jetëgjatë, nga se ngjasonte më tepër formal se sa i dëshiruar !.Për këtë  ishte e bindur edhe vetë Vetëvendosja, por çka t’i bëjmë !… Një fjalë e urtë popullore thotë : “Kur s’ke pulë, do të hash edhe sorrën ”, andaj dhe u detyruan të bashkëqeverisin me LDK-ës.

LDK nga fillimi i bisedimeve nuk ishte sa duhej e sinqertë, i hyri këtij koalicioni më një hamendje të madhe,sepse brenda LDK-së kishte rryma të ndryshme.Klasa e vjetër politike  e këtij subjekti anonte që ky koalicion të mos të ndodhi, sepse kjo pjesë e këtij subjekti  ishte më shumë e lidhur me “miqtë” e vjetër të krimit të organizuar. Kurse rryma e re e kryesuar nga,Vjosa Osmani anonte ka marrëveshja e koalicionit me LVV, të cilët  ishin edhe nën trysninë e votuesve, për çka edhe kishin dhënë premtime për ndryshime të mëdha. Pas shumë bisedimeve,më në fund,kjo edhe ndodhi, por fatkeqësisht ishte qeveri jetëshkurtër.

Qeveria e Albin Kurtit,prej fillimit  punët  i mori me përkushtim dhe filloi me reforma të reja. E filluan fuqishëm luftën drejtë çkapjës së shtetit. Ky entuziazëm në punën e qeverisë Kurti dikujt nuk i shkonte përshtati,e aqë më tepër  klikës së vjetër të LDK-së, të manexhur mirë nga “miqtë “ e vjetër, me ato që dikur ndanin së bashku kulaçin e “sukseseve”.Kjo punë s’vonoi shumë dhe  shpejt filluan nënkambëzat, kryesisht nga partneri bashkqeverisesë, nga LDK-ës .

Klika e vjetër e LDK-së, duke e marrë si pretekst  shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe heqjen e taksës ndaj Sebisë dhe atë pa kurrëfarë kushti-reciprociteti, sulmonin  LVV dhe liderin e saj,Albin Kurtin,ai që duhej  udhëhqur dialogun me Serbinë, mandej filluan denigrimet se gjoja LVV dhe Albin Kurti na qenka antiamerikan e çka tjetër nuk u tha nga goja e tyre duke dalur në sulm frontal ndaj LVV dhe Albin Kurtit. Me këtë rast, LDK-ja si partner i koalicionit, mori barrën në bashkëpunin me krimin e organizuar të partive që  ishin në opozitë, dhe LDK të paraqes mocionin për rrezimin e qeverisë. Kurti u rrëzua gjatë votimit të mocionit mosbesues nga  deputetët e Kuvendit.

Ky mocion u bë sipas pazareve  të krerëve të vjetër politikë, për të thyer qëndrueshmërinë e Kryeministrit, Albin Kurti, i cili ishte  i vendosur për të bërë ndryshime, të cilat i filloi mirë dhe mbarë. E gjithë kjo katrahurë u bë me dëshirë të klikës së vjetër të LDK-së,vetëm për t’ia lëshuar rrugën krimit te organizuar dhe këthimin e të korruptuarëve përsëri në pushtet.Këta  nuk  lanë gurë pa rrotulluar, vetëm e vetëm për ta hequr Albin Kurtin.

Derisa LDK-ës me parti të tjera  po vazhdon diskutimet për formimin e qeverisë së ardhshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, insiston se duhet mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit.

Mocioni i mosbesimit e rrëzoi qeverinë Kurti, por çdo ditë e më shumë rritet  përkrahja e gjërë e popullatës kudo ndodhen për Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij .

Në anën tjetër, është e pafalshme sjellja e politikanëve të krahut tjetër, të cilët edhe pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ata gjithnjë vazhdojnë me një fushatë të egër ndaj kryeministrit në detyrë dhe përkrahëseve të tij.

Ju zotërinj, jeni të përkohshëm, populli është i përjetëshëm. Për çeshtjet madhore lihen mënjëanë të gjitha huqet e inatet.

Ju zotërinj të politikës, herët a vonë do të merrni ndëshkimin e populli dhe do të jeni të  humbur.! Të humbur nga se e keni shkelur besimin e popullit dhe besimi i popullit është i rëndë, është i madh. Të vret …!

Andaj, mos harroni se pasuria më e madhe që mund të fitoni nga populli, është besimi i tij ndaj jush. Njeriu, besimin në radhë të parë duhet ta kërkojë në vetvete. Ata që mendojnë se populli duhet t’i vihet në shërbim të tyre, ata janë të humbur.

Besimin e popullit mund ta fitoni shumë vështirë, por mund ta humbasni shumë shpejt. Ai që humbë besimin e popullit, i ka humbur të gjitha. Besimin e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të popullit të vet, duke qenë të zhveshur nga pasionet dhe veset e liga ; nga  karierizmi, lakmia për pasuri dhe etja për  pushtet. Populli, tek udhëheqësit e vet, vërenë cilësitë dhe tiparët e tyre. Ai i don dhe i çmon njerëzit e veprave, e jo të fjalëve …Udhëheqësit dhe intelektualët janë pasqyra e një populli. Shpirti i një populli është udhëheqësi i mirë, ai që e përfaqëson popullin e vet në mënyrë të denjë, që realizon dëshirat, qëllimet dhe synimet e tij,duke u bërë figurë integruese për popullin e vet.

Akademik, Rexhep Qosja, në një shkrim të tij të publikuar kohë më parë, mes të tjerave shkruan :” Njeriu peshon dhe vlersohet në bazë të diturisë, punës dhe mirëqenies që posedon…”

Vetëvendosja e drejtuar nga, Albin Kurti  është  pasuri e madhe kombëtare. Albin  Kurti është shëmbull i një politikani që personifikon ëndrrën  dhe aspiratat e  shqiptarëve. Është ideolog i ngritur përmes besimit dhe bindjes. Albini është figure politike që ka  ndërtuar karierën e tij politike, jo brenda natës, por nga mosha e tij e re. Albini mishron vlerat më të larta  të një lideri politik. Është simbol i shqiptarëve për liri dhe jetë më të  mirë. Ai duke përqafuar hallet  dhe vuajtjet e popullit,duke mbrojtur të njëjtat ideale, ai hodhi një hap më përpara drejt krijimit të figurës së një politikani me përmasa kombëtare dhe më gjërë. Albin Kurti, ndryshe nga të tjerët, është një nga politikanët e rrallë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Europë e më gjerë. Bagazhi i gjërë i njohurive, karakteri i tij i lartë, atdhedashuria, largëpamësia, zgjuarsia, urtësia,qëndrimi dhe maturia e tij, janë  disa nga virtytët qe e renditin  në aradhën e liderëve të mëdhënj botërorë .

Vlenë për t’u përmendur audienca e tij e lartë në rrjtet televizive e sociale dhe sondazhet që po bëhen kohëve të fundit, ku gjithnjë e më shumë  dëshmojnë bindshëm përkrahjen e fortë për  Vetëvendosjësn dhe  Albin Kurtin..

Mendoj se jemi me shumë fat që  kemi një lidër, siç është Albin Kurti.

Prill, 2020

By admini